Blinken nuk takoi asnjë përfaqësues të opozitës, reagon sërish Berisha

8 months ago 20

Sali Berisha, në komunikimin e përditshëm me demokratët ka komentuar vizitën e zyrtarit amerikan Antony Blinken ditën e sotme në Shqipëri. Berisha deklaroi se PD-ja do të mbetet e përkushtuar për të vazhduar rrugën e bashkëpunimit me SHBA-në.

Por, zyrtari amerikan, ditën e sotme zhvilloi takim vetëm me kreun e qeverisë, Edia Rama, presidentin e vendit, Bajram Begaj dhe kreun e SPAK, Altin Dumani. I pyetur pse nuk takoi asnjë përaqësues të opozitës, Blinken tha se kishte takuar të rinjtë, duke anashkaluar përgjigjen.

Lexo edhe :

Related Posts

Berisha, nga dritarja e banesës, theksoi se asgjë nuk do të lënkundë qëndrimet pro-perëndimore të opozitës.

Berisha: Të dashur miq, sot në Shqipëri erdhi kryediplomati i SHBA, Sekretari i Shtetit, Antony Blinken. Shfrytëzoj këtë rast për të garantuar qeverinë e SHBA, presidentin e vendit, se PD, forca politike që përmbysi komunizmin, forca politike që u bë promotor kryesor i marrëdhënieve miqësore mes Shqipërisë dhe SHBA dhe vendeve perëndimore, e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, ka qenë dhe mbetet e vendosur gjithnjë për të vazhduar në këtë rrugë bashkëpunimi miqësie në kuadrin e NATO-s dhe në kuadrin bilateral.

Asgjë nuk lëkund qëndrimet tona, qëndrimi ynë pro-perëndimor buron nga vokacioni perëndimor i kombit shqiptar. Ne u themeluam si parti e vokacionit perëndimor, por miqtë e mi, ajo që ishte në këtë vizitë e gjashta e një sekretari shteti që nga viti 1991, ajo që ishte do të thosha për Shqipërinë, e hidhur, ishte se kjo ishte vizitë në Shqipërinë moniste.

Sepse për herë të parë në një vizitë zyrtare, një sekretar shteti takon vetëm përfaqësues të një partie. Presidentin, Lali Vjedhësin, Edi Ramën, Altin Dumanin, Sokol Sadushin dhe me radhë. E vërteta është se nuk mund të them se ai do donte një protokoll të tillë./vizionplus.tv 

Read Entire Article