“Blinken u porosit të injoronte opozitën”, Paloka: Bashën e kap Taulanti për veshi…

8 months ago 11

Deputeti demokrat Edi Paloka ka folur për vizitën e sekretarit Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken në Tiranë, gjatë së cilës ky i fundit nuk takoi asnjë përfaqësues të opozitës.

Paloka tha se Blinken ishte porositur ta injoronte opozitën, teksa theksoi se nuk do të ketë një bashkim me Lulzim Bashën

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Nuk e takoi opozitën, nuk takoi as atë pjesë të opozitës që njeh nuk ju takoi as ju. Pse?

Paloka: Kjo është më domethënësja, sepse kështu i ishte kërkuar. Injorimi total i opozitës, atë që do Rama.

Borakaj: Ju do ishit të kënaqur nëse do të takonte Lulzim Bashën?

Paloka: Lulzim Bashës ia kanë vënë vizën me kohë ata. Kjo dihet edhe nga ata, edhe nga të gjithë. E morën, e përdorën, i vunë vizën sepse e mbajnë peng me një histori që atë e çon në burg, ky ëhstë problemi i Bashës.

Atë e përdorën, nuk e lanë as të ikte nga politika, sepse një njeri normal mund të thotë që nëse atij i bënë presion të shiste Berishën, ai mund të thontë unë dal nga politika dhe nuk hyj në këtë lojë. Problemi është se kur je peng nuk mung të ikësh, të marrin e të përdorin. Basha ka atë historinë që quhet e parave ruse, por që në fakt është çështje tjetër. Është çështje pastrimi parash dhe parave të padeklaruara dhe kjo është çështje që nuk ëhstë mbyllur.

Borakaj: Edhe pse Basha ka thënë disa herë të nisë vetingu i politikanëve nga mua i pari?

Paloka: Po pra po, këto të thënat kështu dalë boje i dimë të gjithë ne. Thotë një gjë këtej, pastaj ikën e thërret Taulant Balla se kur duhet të hyjë në Parlament. Edhe orën se kur duhet të hyjë në sallë ia përcakton Taulant Balla.

E patë që herën tjetër hynë në sallë bashkë me socialistët  që në orën 8, as minuti nuk u lëvizi. I priste te dera sekretari i Parlamentit dhe u thonte  “hajdeni se s’kanë ardhur ata akoma”.

Borakaj: e përjashtoni çdo lloj mundësie bashkimi sërish me deputetëtdhe me Lulzim Bashën? Sepse ne vërtet flasim që nesër në protestë do të jetë opozita e bashkuar, por s’është PD-ja e bashkuar. Është vetëm një pjesë që është e drejtuar nga Gazment Bardhi, me të cilët edhe në 8 janar u zutë dhe ça nuk thatë.

Paloka: Ajo pjesa tjetër çdo bëjë nesër. Nesër është në protestë kombëtare kundër Edi Ramës.

Borakaj: Ata thonë që nuk shkojnë në asnjë protestë të drejtuar nga non grata.

Paloka: Non grata është në shtëpi. Nuk i lë Taulanti, i kap Taulanti prej veshi, atë të parin dhe i çon ku do ai. Ëhstë gjë e tmerrshme të jesh peng. /vizionplus.tv

Read Entire Article