Të paktën 100 automjete janë përfshirë në një aksident masiv në Itali. Shkak është bërë vizibiliteti i ulët për shkak të mjegullës.
Mediat vendase raportojnë se një drejtues kamioni humbi jetën në një aksident në autostradë në zpnën e Modenës, teksa kjo autostradë u mbyll përkohësisht për shkak të aksidenteve të shumta përgjatë saj.
“Mjegulla shkaktoi aksidente në autostradën A22, ku një drejtues kamioni humbi jetën në një përplasje që ndodhi në orën 11:55 në zonën e Modenës. Në të njëjtën zonë, për shkak të përplasjeve masive nga ana e pasme midis Reggiolo dhe Carpi në A22, midis km 285 dhe 300 në të dy drejtimet, autostrada Brenner u mbyll, në hyrje, si masë paraprake për rreth shtatëdhjetë kilometra. Zjarrfikësit nxorën disa persona të bllokuar në llamarina”, shkruajnë mediati.
Autostrada pritet të rihapet gradualisht pas normalizimit të situatës./vizionplus.tv/