Të paktën 17 persona vdiqën gjatë natës në kampin e refugjatëve Nuseirat pas bombardimeve të rënda izraelite në Gazën qendrore.
Sipas Al Jazeera, në sulmin e parë vdiqën 10 persona, përfshirë gra dhe fëmijë, pesë prej tyre i përkisnin së njëjtës familje, ndërsa të paktën 10 u plagosën.
Njerëz të tjerë janë ende të bllokuar nën rrënoja.
Një orë më vonë, shtëpia e një familjeje tjetër u godit, mes viktimave ishte një çift, fëmijët dhe gjyshërit e tyre.
Dy të tjerë u vranë në rrugën bregdetare në Gazën perëndimore-qendrore.
Rreth 35 persona të lënduar nga sulmet janë shtruar në spital në gjendje të rëndë, shkruan Al Jazeera./vizionplus.tv