“Burgosi” gruan dhe fëmijët e mitur në shtëpi, zbardhet dëshmia e 35-vjeçarit: E bëra për t’i mbrojtur, dëgjoja zëra…

7 months ago 42
Reklamë

35-vjeçari Jetnor Zhaboli, ka deklaruar se e “burgosi” gruan dhe fëmijët e tij, 5 dhe 9 vjeç, në shtëpi për t’i mbrojtur.

Sipas gazetares Dorjana Bezat, Zhaboli ka dëshmuar se ka dëgjuar bashkëshorten e tij duke folur me persona të tjerë, kështu që ka instaluar kamera në çdo cep të shtëpisë, të cilat i kishte lidhur me aparatin celular, për t’i mbrojtur ata.

35-vjeçari gjithashtu kishte instaluar pajisje për bllokimin e valëve dhe madje ndërpriste edhe energjinë elektrike. Sipas informacioneve, Zhaboli gjithashtu terrorizonte fëmijët.

Sa herë që ai largohej, ju ndalonte komunikimin me persona të tjerë, si dhe ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike, në mënyrë të vazhdueshme, ndaj bashkëshortes. Kjo jetesë i kishte shkaktuar stres asaj, e cila kishte tentuar vetëvrasjen. Në banesë policia gjeti dy letra që gruaja kishte shkruar për familjaret e saj, ku iu linte lamtumirën dhe u kërkonte falje.

Top Channel

Read Entire Article