Burri godet gruan e tij me çekiç në kokë dhe i kafshon veshin, shpallet në kërkim

4 months ago 27
Reklamë

ITALI – Një 40-vjeçar nga San Mauro Pascoli (Cesena) sulmoi gruan e tij me një çekiç, duke i kafshuar më pas një pjesë të veshit.

Gruaja tani ndodhet e shtruar në spitalin Bufalini në Cesena, ku iu nënshtrua një operacioni për dëmtime në vesh.

Burri, megjithatë, ka ikur dhe është në kërkim nga policia. Fqinjët e çiftit kanë ngritur alarmin, pasi janë lajmëruar nga gruaja për ngjarjen.

Sipas rikonstruksionit të hetuesve, në mbrëmjen e 25 prillit, burri ka sulmuar gruan e tij gjatë një debati, pasi e ka goditur me shuplakë, grusht dhe shkelm, kafshoi veshin e saj, duke i shkëputur një pjesë dhe më pas e goditi me çekiç në kokë.

Gruaja ka arritur të lajmërojë fqinjët për ndihmë ndërsa i shoqi ka ikur.

Efektivët e policisë që ndërhynë në vendin e ngjarjes, e transportuan gruan në spital.

Bashkëshorti i saj është shpallur në kërkim përballet me akuzat për tentativë vrasje dhe sulm të rëndë./vizionplus.tv

Read Entire Article