Gjykata e Posaçme ka shtyrë seancën për ish-ministrin, Fatmir Mediu.
Shkak është bërë mungesa e gjyqtares Irena Gjoka, ndërsa seanca e radhës është caktuar më 6 mars.
Ai akuzohet për shpërdorim detyre nga SPAK në lidhje me tragjedinë e Gërdecit, ku nga shpërthimi i punishtes së demontimit të armëve mbetën 26 të vrarë dhe qindra të plagosur.
Gjykata më herët i ka kërkuar policisë të njoftojë Mihal Deligjorgjin dhe Dritan Minxollin, të cilët kërkohen si dëshmitarë, por ende nuk janë gjetur adresat e tyre. Për herë të dytë ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, nën akuzë për shpërdorim detyre bëri apel që të mos heshtet dhe që dëshmitarët të vijnë në gjykatë të flasin.
Top Channel