Deputeti demokrat Edi Paloka ka dalë në një deklaratë për mediat nga selia e Kuvendit, ku tha se Partia Demokratike do të kërkojë ngritjen e një komisioni që do të zbardhë lidhjet e politikës me krimin.
Ai gjithashtu bëri me dije se në mbleshjen e grupit parlamentar do të merret vendimi se çfarë do të ndodhë me marrëdhëniet e PD me Kuvendin, për dënimit të deputetit Ervin Salianji.
“Vendimi do të merret në mbledhjen e grupit parlamentar, por sot në mbledhjen e Komisionit për Çështjet Europiane, unë dhe deputetja Tabaku morëm pjesë dhe mbajtëm qëndrimin tonë përsa i takon procesit të integrimit. Ne nuk qëndruam, bëmë publik qëndrimin e opozitës dhe u larguam”, tha Paloka.
I pyetur nëse opozita ka mbështetjen e ndërkombëtareve lidhur me qëndrimet apo propozimet që ka, Paloka tha se nuk besonte se ka ndonjë ndërkombëtar që kundërshton luftën ndaj krimit.
Ai shtoi se ajo që opozita propozon është lufta ndaj krimit dhe lidhjeve të tij me politikën dhe “nuk besoj se ka diplomatë, përfshi edhe ata që paguhen nga Soros apo përfitojnë nga Qeveria, që të dalin dhe ta kundërshtojnë publikisht.”
/vizionplus.tv