Më datë 8 korrik Gjykata e Posaçme do të vendosë nëse do pranojë apo jo kërkesat për gjykim të shkurtuar të bëra nga ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako, Fiqiri Farruku dhe Adrian Bulku.
Gjyqtarja Elsa Ulliri rrëzoi kërkesën e disa prej të akuzuarve të tjerë për shpalljen e moskompetencës lëndore dhe për dërgimin e çështjes për gjykim në Gjykatën e Durrësit. Ndërkohë, prokurori Sotir Kllapi kërkoi rrëzimi e kërkesës pasi veprimet e tyre janë të lidhura.
Lexo edhe :
Related Posts
Ulliri u tërhoq për t’u shprehur në seancën e radhës, në lidhje me kërkesat për gjykim të shkurtuar dhe për ndarjen e çështjes. Pas përfundimit të seancës, Vangjush Dako u shpreh se ka kërkuar gjykim të shkurtuar pasi nuk ka prova të reja dhe mund të zgjidhet çështja në këtë fazë.
“S’ka më fakte, kështu që do bëjmë gjykim të shkurtuar”, u shpreh Vangjush Dako, pasi la ambientet e Gjykatës së Posaçme.
Kujtojmë që Dako akuzohet se ka kryer veprën penale “shpërdorim detyre”, në dy raste. Bëhet fjalë për ndërtimin e një pallati në Durrës 11 vite më parë, i cili u shemb nga tërmeti në nëntor të vitit 2019 dhe rasti tjetër ka të bëjë me një tender për ndërtimin e një shëtitoreje në vitet 2014-2015, që i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 18 milionë lekë. /vizionplus.tv