“Dallimi mes nesh është që ne i bëjmë gjërat realitet, kurse ju…”, Bardhi-Bashës: Ne nuk i lëmë kauzat rrugës

5 months ago 23
Reklamë

Kreu i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi gjatë një takimi me gazetarët i është kundërpërgjigjur deklaratës së kreut të PD, Lulzim Bashës për marrëveshjen mes PS dhe Rithemelimit.

Bardhi tha se dallimi mes dy grupeve në PD është se njëri i shkon deri në fund gjërave, ndërkohë që të tjerët i harrojnë.

“Kemi pasur një aksion në parlament dhe është dashur që kolegët opozitarë që mendonin ndryshe të respektonin protestën tonë. Nëse në momente të caktuar kanë dashur të dalin krah mazhorancës dhe jo opozitës është koha të kërkojnë ndjesë. Betejën nuk e kemi bërë për vete por edhe për kolegët tanë opozitarë. Në verë Basha propozoi dy komisione, që nuk u konkretizuan kurrë dhe nuk u kërkua kurrë mbështetja e grupit. Dallimi mes nesh është që ne i bëjmë gjërat realitet dhe nëse nuk bëhen i shkojmë deri në fund. Ndërsa ata i thonë sa për të kaluar ditët e verës dhe më pas i harrojnë. Kjo ka qenë një e shkuar por nuk është as e tashmja as e ardhmja e PD.

Ne nuk i lëmë kauzat rrugës, kjo e ka dëmtuar partinë, lënia e kauzave rrugës, i kemi lënë 2 vjet ta shtyjnë para reformën, nuk e kemi penguar ne as ti binden Edi Ramës deshën të flinin gjumë 22 muaj, të reagonin kur reagoi grupi parlamentar, po dështojnë reformën ata që nuk kanë qenë pjesë e reformës, ata që nuk bënë asnjë punë, nuk morën asnjë aksion, por qëndruan në karrige pa bërë asnjë presion ndaj qeverisë”, tha Bardhi.

Top Channel

Read Entire Article