Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Matheu Miller ka konfirmuar vizitën e sekretarit Anthony Blinken në Shqipëri dhe Gjermani javën e ardhshme.
Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Miller shkruan se Sekretari Blinken do të vizitojë Shqipërinë dhe Gjermaninë gjatë datave 14-17 shkurt.
.@SecBlinken will travel to Albania and Germany, where he will attend the Munich Security Conference. On both stops, he will underscore the vital role of allies and partners in global challenges such as the war in Ukraine and establishing peace and security in the Middle East.
— Matthew Miller (@StateDeptSpox) February 9, 2024
“@SecBlinken do të udhëtojë në Shqipëri dhe Gjermani, ku do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih. Në të dyja ndalesat, ai do të nënvizojë rolin jetik të aleatëve dhe partnerëve në sfidat globale si lufta në Ukrainë dhe vendosja e paqes dhe sigurisë në Lindjen e Mesme”, shkruan Miller.