Dashuria për kafshët! Në Rrasë të Belshit mbarështohen qentë e racës së “pastorit belg”

8 months ago 31

Astrit Hidri nga fshati Rrasë i Belshit zbuloi pasionin e tij për kafshët kur qeni i tij ngordhi.

Prej atëherë vendosi të studiojë racat dhe zgjodhi të rrisë dhe mbarështojë qentë më të zgjuar në botë, pastorin belg.

Teksa i dhurojnë njëri tjetrit dashuri dhe mbrojtje pa kushte, qentë xhelozojnë vetëm për vëmendjen e të zotit. Astriti thotë se pastori belg, jo vetëm është miku më i mire, por këshillohet për njerëzit që kanë nevojë për shoqëri dhe për kujdes.

Astriti ka zgjedhur të tregtojë qenin më të kërkuar në treg vetëm për të mbuluar shpenzimet për rrijet e tyre. Pastori belg, dikur i njohur si qeni bari, më vonë u përdor si qen shoqërues, qen ndihmës, zbulues, qen policie ose qen kërkimi-shpëtimi. Ka një histori të gjatë përdorimi nga policia belge, si dhe forcat ushtarake, duke shërbyer për forcat e armatosura belge në të dy Luftërat Botërore.

Top Channel

Read Entire Article