Debati për profesionistët e lirë, Malaj: Kushtetuesja vendos për lekët e paguara. PD: Nismë ligjore për të zgjidhur ngërçin

2 months ago 27

Ndërsa profesionistët e lirë janë ende në pritje të kthimit të parave pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Partia Demokratike paralajmëron se do të dorëzojë një amendament ligjor për t’i dhënë zgjidhje kësaj çështjeje.

“Nëqoftëse ka vullnet mjafton një nen në ligj. Meqë ju nuk e bëni, do ta bëjmë ne si ligjvënës. Do të propozojmë një nisëm ligjore për t’i kthyer parat profesionistëve të lirë.”, tha kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi.

Gjatë diskutimeve në komisionet parlamentare për ndryshimet në buxhetin e shtetit, ministri Petrit Malaj shpjegoi se qeveria është ende në pritje të një interpretimi nga Gjykata Kushtetuese për këtë situatë të krijuar me profesionistët e lirë.

“Qeveria e ka vullnetin për t’i kthyer mbrapsht. Por po ndjekim rrugën ligjore. Prandaj i jemi drejtuar Gjykatës Kushtetuese që të na orientojë se si duhet të veprojmë.”, u shpreh ministri i Financave Petrit Malaj.

Sipas Ministrisë së Financave, vlera e arkëtuar në buxhetin e shtetit nga profesionistët e lirë që paguan këstet sipas detyrimit ligjor është 500 mln lekë./vizionplus.tv

Read Entire Article