Demokratët “kyçin” selinë blu? Nuk lejojnë arrestimin e Salianjit, çfarë po ndodh pas dyerve të mbyllura

1 month ago 22

Partia Demokratike është mobilizuar për të reaguar ndaj asaj që e konsiderojnë padrejtësi ndaj kësaj force politike, referuar vendimit të Apelit të Posaçëm për lënien në fuqi të dënimit me një vit të deputetit, Ervin Salianji. Ky i fundit ndodhet në selinë blu, teksa nga momenti në moment pritet të ekzekutohet urdhër arresti ndaj tij.

Por, demokratët duket se kanë rënë në konsensus për të mos e lejuar prangosjen e Salianjit, duke vendosur të “ngujohen” në seli. Gazetarja e Vizion Plus, Olta Blaceri, vëri të ditur se vendimi ka marrë dakordësinë e pjesës më të madhe të deputetëve demokratë, të cilët kanë hartuar edhe “strategjinë” e tyre.

Lexo edhe :

Related Posts

“Shumica e deputetëve janë dakord që të ngujohen në selinë demokratike dhe të mos lejojnë arrestimin e Salianjit”, tha gazetarja Olta Blaceri.

Ndonëse kolegët e tij janë konsensualë në këtë vendim, Salianji është shprehur skeptik. Mësohet se në mbledhjen e grupit, Ervin Salianji ka mbështetur idenë që të kryejë dënimin. /vizionplus.tv

Read Entire Article