Dëmtohet prodhimi i fasules në Maliq, fermerët ankohen për rënie të prodhimit si pasojë e thatësirës

1 month ago 36

Fermerët e fshatit Kreshpanj të njohur për kultivimin e fasules për shkak të kushteve atmosferike këtë vit kanë humbur më shumë se 70% të prodhimit të fasules trenare dhe pllaqi.

Ka prej atyre fermerëve të cilët kanë lënë sipërfaqe të tëra të pavjela.

“Po i lënë pa vjelë edhe mundësi sivjet në vende të veçanta duhet të mblidhet me dorë. Ka faktorë të ndryshëm në rritjen e çmimit, por ne do shikojmë prodhimin si do jetë cilësia që të vendosim çmimin. Se në këtë kushte që është sivjet me këtë thatësirë edhe cilësia nuk është e mirë”, tha fermeri Ilir Vila.

“Temperaturat e larta dhe nuk dha rezultat fasulja, prandaj nuk ia vlen që ta vjelësh. Me humbje me zero. Fermerët sivjet tokat i kanë marrë me qira, plugimi, kostoja e lartë, rezultat nuk dha detyrimisht është drejt falimentimit”, tha fermeri Jorgji Katro.

Fatmir Ferhatllari, një nga fermerët me sipërfaqen me të mëdha të fasules thotë se rendimenti i ulët nuk rrezikon rritjen e çmimit për shkak të cilësisë së dobët.

“Sivjet i kemi marrë në rendiment të ulët nga thatësia e madhe që ka bërë se nuk besoja që Korça do të arrinte 36-37 gadë dhe u ra sëmundja. Tre herë i kam bërë me ilaç dhe rendimenti është i ulët”, tha ai.

Në fshatin Kreshpanj ka të mbjella me shume se 30 hektarë me fasule trenare e afro 5 hektarë me fasule pllaqi./vizionplus.tv

Read Entire Article