Dënimi i Salianjit, Grupi i PD merr vendimin: Ndërpresim marrëdhëniet institucionale në Kuvendin e Shqipërisë

1 month ago 19

Kryetari i Grupit te PD-së Gazment Bardhi, në një deklaratë për mediat tha se vendimi ndaj Salianjit ishte vendim politik dhe aspak i drejtë.

Ai sugjeroi ngujimin pa afat dhe pa ndërprerje të të gjithë anëtarëve në selinë e PD-së.

Më tëj, Bardhi shton se opozita  nuk do të ketë marrëdhënie normale në Kuvend.

“Qëndrimi i Grupit të PD-së është që ndaj kësaj padrejtësia nuk duhet të nënshtrohemi, qëndrimi unanim i të gjithë lolegëve është kërkesa drejtuar Salianjit të kops e zbatojë vendimin politikë të Edi Ramës firmosur nga tre gjyqtarë.

Vendimi unanim ka qenë se është detyra jonë e të gjithë grupit të PD-së. Sugjeroj ngujimin pa afat dhe pa ndërprerje të të gjithë anëtarëve në selinë e PD-së.

Ky ishte vendimi politik i grupit, por krahas këtij vendimin jemi të detyruar të respektojmë vendimin personal të Salianjit, që ka vendosur me të keqen të përballet edhe me koston e të shkuarit pa ligj dhe pa prova në burgun politik që i ka vendosur Edi Rama.

Kjo sakrificë e Salianjit duhet të shërbëje si këmbanë alarmi, se një deputet i opozitës cohet në burg pa prova si shenjë hakmarrje nga Rama dhe Xhafaj.

Me vendimin e djeshëm nuk ka rënë vetëm shteti ligjor. Nuk është goditur vetëm opozita.

Grupi i PD-së duke respektuar qëndirmin personal të Salianjit, ka vendosur që nga ky moment me burgosjen e deputetëve të opozitës nuk ka për të patur asnjë marrëdhënie normale institucionale me shumicën në Kuvendin e Shqipërisë. Mbështet thirrjen e Kryesisë për përshkallëzimin e aksionit politik”, tha Bardhi. /vizionplus.tv

Read Entire Article