Denoncoi “bankierin” për mashtrin, edhe kallëzuesi në “sitën” e prokurorisë

9 months ago 27

Gjykata Penale e Tiranës la në burg bankierin e arrestuar të shtunën, i cili sipas policisë i kishte zhvatur një personi 215 mijë euro. 38- vjeçari Lorin Xhelili në këmbim, të kësaj shume do t’i siguronte Denis Buzalit një pasaportë bullgare dhe investime në një kompani turke.

Për gjykatën, Buzali, që iu përvetësuan paratë, deklaroi se punonjësi i bankës i kishte thënë kur ishin takuar për herë të parë në Turqi se njeh ministra dhe tregton armë.

Ndërsa, vetë i arrestuari deklaroi se iu kërkua nga ana e Buzalit që t’i pastronte rreth 1 milionë euro të fituara përmes call center.

Ndërkohë, gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene, ka mësuar se prokurori i çështjes Bledar Valikaj do të kryejë verifikime edhe për thëniet e të arrestuarit, i cili akuzon kallëzuesin se i ka kërkuar pastrimin e 1 milionë eurove që vinin përmes biznesit të Call Center-ve.

/Vizionplus.tv/

Read Entire Article