Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në burgun e Sabbiones në Itali.
Siç bëjnë me dije mediet italiane, një i burgosur shqiptar, 46 vjeç i ka dhënë fund jetës në qelinë e burgut.
46-vjeçari përfundoi në burg fillimisht për tentativë grabitje e më pas për dhunë në familje.
Pavarësisht ndihmës së punonjësve të shëndetësisë dhe policisë së burgjeve, ai humbi jetën.
Zbulimi tragjik u bë mëngjesin e sotëm në orën 10:30.
“Jemi të tronditur dhe të thyer. Një i burgosur humb jetën në burg është një disfatë për shtetin dhe për të gjithë ne që punojmë në vijën e parë”, tha Donato Capece, sekretar i përgjithshëm i sindikatës autonome të policisë penitenciare./vizionplus.tv