Detaje të rënda nga vrasje e 8-vjeçares në Turqi, mediat: E vrau xhaxhai pasi zbuloi lidhjen sekrete me nënën

5 days ago 26
Reklamë

Një ngjarje e rëndë tronditi Turqinë pak ditë më parë, çka solli edhe reagimin e presidentit, Rexhep Taip Erdogan.

Por mediat turke kanë zbardhur detaje të reja për vrasjen e 8-vjeçares Narine, për të cilën akuzohet nëna dhe vëllai i saj.

Sipas mediave Narine mund të jetë vrarë nga xhaxhai i saj, pasi ajo rastësisht munë dta ketë parë duke kryer marrdhënie me nënë e saj.

Mendohet që xhaxhai në dijeninë e nënës dhe të disa familjarëve të tjerë e ka vrarë të miturën me qëllim që të mos tregonte.

Gjithsej 22 të afërm të fëmijës së vrarë janë arrestuar, ndërsa më herët një gjykatë turke akuzoi nënën dhe një nga vëllezërit e saj për pjesëmarrje në vrasje dhe kërkoi masën e paraburgimit të tyre.

Trupi i Narines u gjet pas tre javësh kërkimesh të fshehura nën gurë në provincën Diyarbakir. Gjatë bastisjes, pyetja “ku është Narin” dominoi si në mediat sociale ashtu edhe në mediat turke, ndërsa kur u gjet trupi i fëmijës, ndërhyri edhe presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan për të thënë se do të kërkonte dënimin më të ashpër për përgjegjësit e vrasjes së Narine Guran.

Prokurorët në Dijarbakir akuzuan nënën dhe një vëlla të vajzës për bashkëpunim në vrasjen e tij. Gjashtë persona, përfshirë xhaxhain dhe kushërinjtë e Narines, janë akuzuar tashmë për shkatërrimin e provave të krimit.

ADN-ja e vajzës u gjet në makinën e dajës, ndërsa ai, siç raportojnë mediat turke, kishte fshirë bisedat dhe mesazhet nga celulari në periudhën kritike menjëherë pas zhdukjes së vajzës. Në orët e fundit, autoritetet turke kanë arritur të rikuperojnë disa prej këtyre skedarëve të fshirë, përveç atyre të fshirë nga aplikacionet e tipit WhatsApp.

Read Entire Article