Dhëndri qëllon me armë zjarri ish-vjehrrin në Kosovë

6 months ago 25

Një 31-vjeçar ka tentuar të vrasë ish-vjehrrin e tij më armë zjarri në Kosovë.

Ngjarja ka ndodhur sot jashtë gjykatës në Dragash të Kosovës. Mediat lokale bëjnë me dije se 31-vjeçari me iniciale O.M ka plagosur ish-vjehrrin me armë.

Autori është arrestuar menjëherë, ndërsa i plagosuri po merr ndihmë mjekësore në spital.

Sipas policisë shkak i plagosjes duket se ka qenë një mosmarrëveshje rreth procesit te divorcit mes autorit dhe ish-gruas së tij.

“Prizren, 26 prill 2024, Njësiti i Hetimeve të Sektorit Rajonal DRP Prizren më datën 26.04.2024 ka arritur që të lokalizojë dhe arrestojë të dyshuarit O. M. (viti i lindjes 1993, mashkull kosovar shqiptar), hetuesit kanë arritur të gjejnë dhe sekuestrojnë armën, me të cilën dyshohet se është përdorur në këtë rast. Arrestimi i tij është bërë me dyshimin se të njëjtët kanë ka gjuajtur me armë zjarri dhe ka plagosur viktimën K.Q. (ish-vjehrrin e tij) nga Dragashi pas një mosmarrëveshjeje rreth procesit te divorcit në mes të vajzës së tij dhe të dyshuarit. Rasti ka ndodhur jashtë objektit të gjykatës. Viktimës i eshtë ofruar ndihma mjekësore në QKMF Dragash dhe më pas i njëjti dërgohet në Spitalin Rajonal në Prizren për trajtim mjekësor”, thotë policia e Kosovës./vizionplus.tv/

Read Entire Article