Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 34-vjeçar, i cili ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij.
Për të njëjtën vepër penale, por këtë herë ndaj ish bashkëshortes, është arrestuar edhe një burrë në Krujë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin E. L., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin Gj. M., banues në Krujë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshortes së tij”, njofton policia./vizionplus.tv