Një 36-vjeçar shqiptar është arrestuar në Nicë, pasi akuzohet për përdhunim, dhunë në familje, abuzim verbal dhe lëndim trupor.
Sipas informacioneve, bashkëshortja e tij 36-vjeçare ka përshkruar në polici se mesditën e datës 26 gusht, autori është kthyer nga puna në gjendje të dehur dhe ka nisur ta dhunojë dhe kërcënojë at , si edhe dy fëmijët e mitur.
I arrestuari, sipas denoncimit, ka vazhduar të dhunojë gruan në sy të fëmijëve të tyre me fraza që fyente nderin dhe dinjitetin e saj dhe më pas është drejtuar drejt vajzës së tyre dhe e ka goditur me grusht në pjesën e pasme të kokës.
Një natë më parë, sipas asaj që ka pretenduar viktima, 36-vjeçari e kishte detyruar të kryente marrëdhënie pa dëshirën e saj./vizionplus.tv