Dieta me ngjyra është një listë ushqimesh që ju lejon të keni avantazhe si në pamje ashtu edhe në shëndetin fizike e mendor.
Trupi i njeriut është një ekosistem, objektivi kryesor i të cilit është të ruajë ekuilibrin brenda tij dhe pikërisht nga ky ekuilibër varet shëndeti, forma e mirë fizike dhe energjia e optimizuar. Për ta arritur këtë dhe për të siguruar që trupi ka burimet e nevojshme për funksionimin e tij, ka nevojë për një dietë të plotë, të larmishme dhe sa më shumë ngjyra që të jetë e mundur.
Ushqimet me ngjyra dhe vetitë ushqyese të tyre:
E bardha: hudhra, qepa, lulelakra, kopër, kërpudha, dardha, preshi, selino. Ndihmojnë tretjen, kanë veti pastruese, mbajnë larg kolesterolin e keq.
E gjelbër: perime me gjethe të gjera, sallata jeshile, brokoli, lakra, shpargu, angjinarja, spinaqi, kungull i njomë, kivi. Kanë efekte pozitive në sy, kocka dhe dhëmbë, ulin oreksin dhe zgjasin ndjenjën e ngopjes.
E kuqe: domate, luleshtrydhe, shalqi, rrepë. Ato përmirësojnë sistemin urinar, përmirësojnë kujtesën, stimulojnë dhe përshpejtojnë metabolizmin.
Verdhë-portokalli: kajsi, portokall, mandarina, karrota, hurma, kungull, pjeshkë. Forcojnë sistemin imunitar, ndihmojnë shëndetin e lëkurës, luftojnë celulitin falë vetive të tyre diuretike.
Blu-vjollcë: boronica, patëllxhanë, kumbulla, fiq, rrush i zi. Ato kanë një fuqi relaksuese dhe luftojnë plakjen.
Për dietën me ngjyra duhet të keni parasysh raportin: një e treta duhet të jetë karbohidrate, një e treta proteina dhe një e treta perime. Në tërësinë e një dite është e mirë që vaktet të ketë plotësuar të gjitha ngjyrat e mësipërme.