Dy automjete janë djegur gjatë orëve të para të mëngjesit në Elbasan. Bëhet me dije se janë djegur dy furgonë që ishin të parkuar.
Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit dhe nëse ka qenë i qëllimshëm apo jo.
“Në orët e para të mëngjesit të sotëm, ka rënë zjarr dhe janë djegur pjesërisht 2 automjete (furgonë), në pronësi të shtetasit T. K., të cilat kanë qenë të parkuara në rrugë, në lagjen “Emin Matraxhiu”.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të rastit”, bën me dije policia. /vizionplus.tv