Drejtoria Vendore e Policisë Berat ka finalizuar në orët e para të mëngjesit Operacionin e Koduar Policor “Shoë”, duke prangosur nënë e bir, Natasha Rombula dhe Armando Kumaraku, përkatësisht 67 dhe 44 vjeç.
Arrestimi i tyre u bë në qytetin e Sarandës, ku jetojnë, në një nga hotelet e këtij qyteti, të cilin sipas informacioneve e menaxhojnë prej disa vitesh.
Lexo edhe :
Related Posts
Këta dy shtetas akuzohen se kanë shfrytēzuar një të mitur 10-vjeç me qëllim përfitimin nga rrjeti social Tik Tok, duke postuar video të tij, me fjalë denigruese, ofenduese dhe banale.
Të dy shtetasit e arrestuar janë gjyshja dhe babai i të miturit, të cilët përveç nxjerrjes në Tik Tok të të miturit kanë hedhur Live prej muajsh edhe video ku shajnë, ofendojnë me fjalë banale dhe denigrojnë figurën e nënës së djalit.
Ka qenë kjo e fundit, shtetësja me iniciale E.A, ajo që ka kallzuar penalisht ish-bashkëshortin dhe ish-vjerrën e saj në muajin Dhjetor 2023, duke deklaruar se këta dy shtetas postonin në rrjetin social TikTok video ku shfaqej djali i saj i mitur 10-vjeç, duke përdorur fjalë denigruese dhe banale.
Menjëherë pas kësaj,Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, ka nisur hetimet me metoda proaktive, duke finalizuar në orët e para të mëngjesit arrestimin e tyre.
Konflikti mes denoncueses dhe ish-bashkëshortit e ish-vjehrrës së saj ka filluar 6-vjet më parë, kur nusja u divorcua dhe u larguar nga qyteti i Sarandës e u kthye të jetonte bashkë me djalin në shtëpinë e prindërve të saj në qytetin e Kuçovës.
Prej 6-vjetësh konfliktet mes dy familjeve dhe denoncimet e ndërsjellta kanë qenë të shumta.
Të shumta kanë qenë edhe përballjet e forta dhe me fjalë denigruese që ata kanë hedhur ndaj njëri-tjetrit në disa emisione televizive.
Por ai që është dëmtuar në gjithë këtë histori është fëmija,g jendja psikologjike e të cilit është e rënduar.
Pas ndarjes së prindërve, ai dy herë në muaj shkon te babai dhe gjyshja në Sarandë dhe gjithë muajin gusht qëndron po atje, sipas vendimit të Gjykatës së Beratit pas ndarjes së prindërve.
Sipas burimeve policore, nëna çdo vit pas ardhjes së djalit nga pushimet e verës ka denoncuar faktin se djali kishte ndryshuar, përdorte fjalor agresiv me të dhe shokët dhe për këtë djali çdo vit është vlerësuar psikologjikisht nga psikologët.
Përpjekjet e nënës prej vitesh për të vënë përpara përgjegjësisë ligjore babanë dhe gjyshen e djalit kanë qënë të kota, pasi djali ishte i mitur dhe nuk kishte prova të mjaftueshme ndaj tij, deri me sot kur ai dhe gjyshja e të miturit dolën hapur në rrjetin social Tik Tok, duke i mësuar fëmijës të shajë e ofendojë për të përfituar të ardhura prej tij por edhe duke sharë, ofenduar dhe denigruar figurën e nënës së djalit, mësuese në Shkollën e Mesme të Përgjithshme “5 Tetori” në qytetin e Kuçovës.