“Do ta provojë e fejuara ime”, shqiptari i rrëmben unazën e arit të momshuarës në Greqi

4 months ago 27

Një e moshuar në Selanik ra viktimë e mashtrimit pasditen e së martës, nga një 46-vjeçar, i cili i mori një unazë të vlefshme me pretekstin se donte ta provonte e fejuara e tij.

Burri me origjinë nga Shqipëria, i ka rrëmbyer 86-vjeçares unazën e artë të martesës duke i thënë se do ta kthente dhe më pas iku.

Policia arriti ta lokalizonte dhe ta arrestonte.

Ai akuzohet për vjedhje. Përveç kësaj, pas hetimeve rezultoi se ndaj shqiptarit kishte një urdhër arresti në pritje pasi akuzohej për trafik droge./vizionplus.tv

Read Entire Article