Do të arrestohet apo vetëdorëzohet? Sot pritet ekzekutimi i vendimit të Apelit për Salianjin

1 month ago 23

Ditën e sotme, 27 shtator, pritet ekzekutimi i vendimit për deputetin Ervin Salianji, i cili një ditë më parë, u dënua me një vit burg me vendim të formës së prerë.

Siç bëri me dije mbrëmjen e djeshme gazetari i Vizion Plus, Esdio Barkaj, në studion e “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj ekziston mundësia që Salianji të dorëzohet vullnetarisht, pa pasur nevojë për t’u shoqëruar.

Lexo edhe :

Related Posts

Barkaj tha gjithashtu se nuk është e nevojshme të mblidhet Këshilli i Mandateve, pasi vendimi është i formës së prerë.

Ditën e djeshme, 26 shtator, trupa gjykuese  e gjykatës së Apelit e përbërë nga Elona Toro, Genti Sala dhe Iliba Bezati lanë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës të 18 dhjetorit 2019 e cila shpallte fajtor Salianjin për ‘kallëzim të rremë’ lidhur me për audio-përgjimin e dosjes Babale dhe e kishte dënuar me 1 vit burg.

Në audio përgjim pretendohej se vëllai i ish ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, ishte përfshirë në një episod trafiku droge.

Gjatë ditës së sotme pritet të hidhet shorti për prokurorin që do të marrë vendimin për ekzekutimin e vendimit të gjykatës.

Nuk është e nevojshme për mbledhjen e Këshillit të Mandateve, pasi është një vendim i formës së prerë. Këshilli mund të mblidhet më pas për arsye procedurale./vizionplus.tv

Read Entire Article