“Do vendosim çmim tavan që të përballohet nga qytetarët”, Rama: Plazhet mund t’i shfrytëzojnë vetëm hotelet, ky do jetë roli i bashkive

1 month ago 36

Të drejtën e shfrytëzimit të plazheve, për të vendosur shezlongë do e kënë vetëm hotelet, pjesa tjetër do të menaxhohet nga bashkitë. Këto masa do të nisin nga viti i ardhshëm, për tu zbatuar edhe më tej.

Këtë gjë e bëri të ditur kryeministri Edi Rama, gjatë podcastit “Flasim”, ku theksoi se do vendoset një çmim tavan, i cili të jetë i përballueshëm nga ana e qytetarëve, duke shmangur kështu abuzimet.

Përveçse atyre që kanë hotele, nuk mund të jepen më leje plazhesh për të ardh një individ, një person juridik apo fizik, për të thënë dua këtë plazhin këtu do të vë beach bar e do të vë shezllone. Mund të bësh beach bar por nuk ke shezllone. Mund të kesh restorant por nuk ke shezllone. Plazhi duhet shijuar në mënyrën më të mirë të mundshme. Dhe shijimi i plazhit mes atyre krevateve të ngjitur me njëri tjetrin është e pamundur.

Nuk mund të kesh një hotel me 40 dhoma dhe të vësh 200 shezllone e të marrësh popull aty e ti detyrosh të paguajnë. Do të vësh shezllone për aq sa ke kapacitet! Natyrisht jo një për dhomë, dhe do të lësh distancë nga shezlloni në shezllon.

Nuk mund ti çosh shezllonet deri në breg, që njerëzit kur duan të kalojnë në breg ta kenë të pamundur ose të biejnë me not ose të dalin nga rruga e të mallkojnë veten që erdhen në plazhë. Kështu do të krijojmë një fashë atë që kemi thënë të hapësirës publike në vijën e ujit e ti do të tërhiqesh prapë”, u shpreh Rama.

Kryeministri tha se qytetarët që duan të shkojnë në plazh me çadrën e tyre, do të jenë të detyruar që të paguajnë një vlerë minimale, e cila do të vihet në dispozicion për pastrimin.

Do ta fillojmë me bashkitë, që bashkitë të marrin hapësira e të vendosin çadra. Aty ku është e arsyeshme, dhe do të ketë një çmim të detyruar por tavan për çmimin e shezllonëve. Është e rëndësishme që dy pensionistë të kenë mundësi të shkojnë në Vlorë, Velipojë, apo Shëngjin të shkojnë e të rrinë me një çmim shumë të arsyeshëm. Të kenë mundësi njerëzit të rrinë me çadrat e tyre, dhe ata të paguajnë një shumë minimale se duhet pastruar ai plazhi. Duhet çliruar komplet ajo mushkëri e detit dhe e rërës nga të gjithë insektet që e sulmuan rëndë këtë vit. Të gjitha këto, dhe të tjera e të tjera do të sjellin rritjen cilësore, që natyrisht do të bëhet shumë domethënëse kur këto investime të mëdha që janë rrugës të shqiptarëve, amerikanëve, arabëve, europianëve të fillojnë të hapin dyert për të dhënë shërbimin e nivelit më të lartë. Të gjitha nivelet e popullsisë duhet të kenë korsinë e tyre por nuk mund të shkohet në ekstrem, as në njërën as në tjetrën. Nuk mund ti mbyllim derën e turistëve me çantë në krah por duhet të kombinojmë shumë gjëra” tha Rama./vizionplus.tv

Read Entire Article