“Do vras veten”/ Vajza bullizohet në shkollë, djali bullizues s’pranon largimin nga klasa: Do pi fostoksinë! Drejtoresha: Kërcënoni djalin…

9 months ago 34

Emisioni Fiks Fare solli rastin e një vajze të klasës së 8-të në shkollën 9-vjeçare “At Zef Pllumi”, e cila sipas të ëmës prej 2 vitesh bullizohet nga shoku i klasës në mënyrë të vazhdueshme.

Situatë e cila së fundmi ka shkuar në sharje në orën e mësimit, çka e ka prekur akoma më shumë vajzën.

E ëma e të miturës ka treguar për gazetarët se është ankuar disa herë tek mësuesja kujdestare, por nuk është bërë asgjë. Madje sipas saj është mbledhur këshilli i disiplinës i cili ka vendosur që djali të ndërrojë klasë deri në qetësimin e situatës, por kjo gjë nuk është zbatuar, pasi djali ditën pas këtij vendimi ka rishkuar në klasën e tij.

“Dua të më qetësohet vajza, ajo nuk do të shkojë në shkollë, ka rënë fare nga mësimet, më thotë do vras veten”, thotë e ëma e vajzës e përlotur.

Ndërkohë në mbledhjen e këshillit të disiplinës që Fiksi e solli me zë dhe figurë, drejtoresha e shkollës pranonte se sjellja e djalit ndaj vajzës ka qenë e përsëritur. Madje në prezencë të djalit dhe prindërve të tij drejtoresha e bën atë fajtor me ton të lartë. Dhe i thotë se do i ndërrohet klasa.

Ky vendim ka rënduar situatën psikologjike të djalit, ky i fundit këtë herë ka kërcënuar se do pijë fotoksinë, çka ka bërë që drejtoria e shkollës të kuptojë gabimin që ka bërë me marrjen e vendimit për ndryshim klase dhe ta rikthejë në klasë.

Fiksi solli komunikimin e drejtoreshës me prindërit e vajzës pasi dështoi në kalimin e djalit në tjetër klasë duke u sugjeruar këtyre të fundit kërcënimin e djalit. “Ta kapte burri jot djalin dhe t’i thoshte do të zhduk dhe ai s’do e bënte më”, i thotë drejtoresha nënës së vajzës.

Gazetarët kërkuan një përgjigje nga drejtoresha e shkollës, por nuk e morën një të tillë. Kështu ju drejtuan Zyrës Vendore Arsimore, kjo e fundit sqaroi se shkolla e ka informuar për rastin dhe situatës mes fëmijëve që ka ndodhur vetëm njëherë.  Pra drejtoresha e shkollës rastin e ka rqportuar pranë ZVA-së si rast të ndodhur vetëm, duke rënë ndesh me ato çka drejtoresha  ka thanë  në komisionin e disiplinës, që rasti është i përsëritur.

Kështu për shkollën është e rëndësishme që të tjerët të mos e marrin vesh se çfarë ka ndodhur sepse nuk janë marrë masat në kohën e duhur.

Ndërkohë, psikologia Denada Toçe tregon se në shkolla ka një mungesë të theksuar të strategjive nga psikologët për trajtimin e bullizimit, dhe se ky i fundit mund të çojë dhe në dëmtim të vetes.

“Nuk duhen ndërshkuar fëmijët menjëherë, por duhen edukuar dhe duhet punuar me ta”, thotë Toçe.

Top Channel

Read Entire Article