Doli rrugëve e zhveshur, prindërit e partneres së Kanye West të shqetësuar: Ai po e fut në kurth

9 months ago 15

Prindërit e Bianca Censorit janë në ankth dhe të shqetësuar për vajzën e tyre, pas fotove që bënë xhiron e internetit ku u shfaq duke ecur pothuajse e zhveshur me bashkëshortin e saj Kanye West. Sipas raportimeve, prindërit e 29-vjeçares po shprehin më fort se kurrë frikën se vajza e tyre ka mbetur fjalë për fjalë në duart e reperit, i cili kontrollon çdo lëvizje të saj.

Kulmi për prindërit ishte dalja e fundit publike e Biankës, e cila ishte e zhveshur duke mbuluar trupin vetëm me një mushama transparente dhe pjesët intime me duar. Nga ana tjetër, West ishte veshur me një pelerinë dhe fytyrën e kishte të mbuluar me një maskë të zezë.

Duke u shfaqur në këtë mënyrë, Cencori rrezikonte të shkelte ligjin e Kalifornisë. Kodi penal e përcakton “ekspozimin e pahijshëm” si vepër seksuale. Ky ligj ndalon ekspozimin e qëllimshëm të pjesëve intime të trupit në një vend publik në prani të një personi tjetër që mund të shqetësohet ose ofendohet.

So this needs to stop.. Kanye get your Kim issues sorted instead of punishing ur look alike
Bianca Censori’s ‘distressed’ parents are struggling to RECOGNIZE their daughter https://t.co/QOSVAfX5rP @DailyMailCeleb

— Sam (@Sam12554430) February 7, 2024

“Familja dhe miqtë e saj ndihen të poshtëruar pasi gjendja e saj vazhdon të përkeqësohet,” tha një burim pranë familjes së saj për të vazhduar:

“Bianca padyshim nuk e kupton se ajo që ajo që veshi nuk është vetëm e neveritshme dhe jep një shembull të keq, por ndoshta edhe thyerje e ligjit gjithashtu. Ndërkohë, Kanye është i mbuluar me pesë shtresa veshjesh dhe kur gruaja e tij dukej e ftohtë ndërsa ishte e zhveshur dhe e mbështjellë me plastikë, ai nuk i ofroi asaj një nga pelerinat e tij”.

I njëjti burim tha gjithashtu: “Prindërit e saj janë shumë të mërzitur dhe nuk e njohin atë. Ajo kurrë nuk do ta bënte këtë nëse dikush nuk e kontrollonte. Ai vazhdon ta zërë në kurth duke i dhënë asaj një aksion dhe pronësi më të madhe në projekte të ndryshme që ka marrë përsipër, duke përfshirë veshjen”.

Nëna e Biankës, Alexandra dhe babai i saj, Leo, kanë shprehur më parë shqetësimet e tyre për marrëdhënien e vajzës së tyre me muzikantin. Në dhjetor, ata thanë se kishin frikë se vajza e tyre ishte vetëm kënaqësia e West pas divorcit të tij.

“Nëna dhe babai i Biankës e shohin Kanye paksa të bezdisshëm”, tha një burim i afërt me Bianca për DailyMail.com në atë kohë.

“Prindërve të saj ishte e dyshimtë që ai u martua me Biankën një muaj pasi u finalizua divorci i tij nga Kim. Ata me të vërtetë nuk donin që Bianca të ishte paterica e tij pas një divorci kaq të trazuar”./vizionplus.tv

Read Entire Article