Foto ilustruese
Policia e Beratit ka arrestuar një 43-vjeçar pasi u gjet teksa po pinte kafe në lokal ndërkohë që duhej të ishte brenda në shtëpi për shkak të një vendimi gjykate, e cila kishte dhënë masën e sigurisë “arrest shtëpie”.
43-vjeçari nuk e ka respektuar vendimin e gjykatës duke dalë lirshëm nëpër Dimal, teksa u pa duke pirë kafe në një lokal të zonës. Kjo ka bërë që policia të shkojë ta arrestojë.
Tashmë, pas thyerjes së masës së sigurisë, 43-vjeçari duhet të përballet sërish me trupin gjykues, i cili pritet të japë një masë sigurie më të ashpër.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dimal arrestuan në flagrancë shtetasin D. (A.) H., 43 vjeç, banues në Dimal, pasi duke qënë me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, u kap në ambientet e një lokali”, njofton policia. /vizionplus.tv