“Dora kriminale donte të vriste Trump”, reagon Berisha: Lutem për shërimin e tij

1 month ago 18
Reklamë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas sulmit që iu bë ish-Presidentit amerikan Donald Trump. Trump u qëllua me armë gjatë një tubimi në Butler, Pensilvani. Si pasojë e të shtënave një person humbi jetën dhe dy të tjerë u plagosën. I plagosur lehtë mbeti edhe Trump,  i cili është jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa autori i dyshuar, 20-vjeçari Thomas Mattheu Crooks u vra. Berisha e cilëson sulmin një akt të shëmtuar kriminal. Ai i ka shprehur Trump dhe familjes së tij solidaritetin dhe shkruan se lutet për shërimin e shpejtë të ish-presidentit.

Sali Berisha: Atentat kundër Presidentit Donald Trump. Të dashur miq, një dorë kriminale shkrepi mbrëmë një seri të shtënash në një atentat me qëllim vrasjen e Presidentit Donald Trump. Ky akt i shëmtuar kriminal, ndodhi gjatë fjalës të Predidentit Trump në një takim elektoral ne Butler Pensilvania. Nga të shtenat Presidenti Trump u plagos, por është jashtë rreziku për jetën dhe një pjesmarrës në miting u vra dhe dy të tjerë janë të plagosur rëndë.

Atentator i identifikuar si Thomas Mattheu Crooks, 20 vjeç u asgjesua nga shërbimi sekret.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt të urryer kriminal ndaj Presidentit Donald Trump si një akt me të cilin kërkohet që me atentat, vrasje politike në fushatë elektorale të përcaktojnë e të mposhtin vullnetin e lirë të qytetarëve të SHBA. Me këtë rast i shpreh Presidentit Trump dhe familjes së tij dhe Partisë Republikane, solidaritetin tim më të plotë dhe të Partisë Demokratike të Shqiperisë dhe lutem për shërim të shpejtë dhe të plotë të tij. Uroj që kushdo që mund të jetë i implikuar në këtë akt të urryer terrorist të gjendet dhe marrë ndeshkimin më të rreptë ligjor./vizionplus.tv 

Read Entire Article