Dosja “Partizani”, SPAK mbyll hetimet, Berisha thirret për të firmosur

1 month ago 25

SPAK ka mbyllur hetimet lidhur me aferën korruptive të privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”. Po ashtu, ish-kryeministri Sali Berisha është thirrur të mërkurën në SPAK për të firmosur mbylljen e hetimeve.

Berishës i është komunikuar zyrtarisht akuza e ngritur ndaj tij lidhur me këtë aferë. Kreu i demokratëve akuzohet për  “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”.

Lexo edhe :

Related Posts

Ndërkohë, edhe dhëndri i tij Jamambër Malltezi është marrë i pandehur për të njëjtën aferë. Ai akuzohet për “korrupsion pasiv” dhe “pastrim parash”./vizionplus.tv

Read Entire Article