Zv.kryeministrja Belinda Balluku do të jetë drejtuesja Politike e Qarkut të Fierit në zgjedhjet e ardhshme.
Pas zgjedhjes së saj, Balluku është shprehur shumë e vlerësuar dhe e motivuar për detyrën e re.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Balluku shkruan se është shumë e motivuar dhe do të punojë me të gjithë socialistët e Fierit për të marrë një fitore të madhe në zgjedhjet e 2025.
Postimi:
Ndihem e vlerësuar dhe shumë e motivuar me detyrën e re të caktuar nga Kryetari, @ediramaal për të drejtuar qarkun e📍Fierit, ❤️ zemrën e 🌹Partisë Socialiste! Qindra mesazhe dhe urime, të cilat më shtojnë përgjegjësinë dhe përulësisht dua që secili prej jush të jetë dhe të ndihet pjesë e një skuadre të madhe, që do të punojë me përkushtim për fitoren në #zgjedhjet2025 , ashtu si vetëm socialistët dinë të punojnë. Së bashku ne gjithmonë ia dalim!
#KrenarepërShqipërinë❤️🦅
#VetëmPërpara➡️🇪🇺
#SHQIPËRIA2030🇦🇱