Operacioni “Tempulli” ka goditur disa raste të shpërndarjes së drogave pranë shkollave.
Lidhur me këtë temë, në emisionin “7pa5’ në Vizion Plus ka folur eksperti i sigurisë, Fatjon Softa.
Ai tha se janë goditur shpërndarësit, por jo ata që i furnizojnë.
“Kemi arritur deri tani në goditjen e shpërndarësve. Nuk kemi arritur në nivelin që duhet të kemi, sepse dikush këta i mbron, i ndihmon dhe i stimulon. Nëse godasim dyqanet e vogla, këto diku shkojnë i marrin. Janë ndarë me territore dhe lufta midis tyre vjen për shkak të territoreve”, tha Softa.
Ai tregoi më tej se mosha e përdoruesve të drogës është ulur dhe arrin deri te fëmijët 9 vjeç.
“67% të përdoruesve janë mosha që janë nga 15 deri në 30 e ca. Po të analizojmë, mosha ka filluar të bjerë. Ka arritur edhe te 10 vjeçarët dhe 9 vjeçarët që konsumojnë drogë. Grupmosha nga 10-30 janë pjesa më e madhe përdorues kanabisi. Pastaj vijnë drogat e tjera që vijnë më në minorancë, kokaina, heroina, por edhe lëndët sintetike.
Nëq operacionin Tempulli, nga ndalimet u konstatua një rast shumë i veçantë, ku pastërtia e drogës shkonte deri në 91%”, tha ai. /vizionplus.tv