“Duart lart policia”, dalin pamjet nga arrestimi i 24-vjeçarit në Lezhë, ishte nisur për të furnizuar bandat me mina

7 months ago 32

Policia e Lezhës ka publikuar pamje nga arrestimi i 24-vjeçarit, i cili dyshohet se do u shiste grupeve kriminale mina me telekomandë për shpërthim në distancë.

Falë ndërhyrjes së policisë dhe arrestimit të 24-vjeçarit u parandaluan ngjarje të rëndë kriminale që do të kryheshin me minat që policia sekuestroi.

Lexo edhe :

Related Posts

I riu u kap me 2 mina me telekomandë, të fshehura në trup nga Fushë Kruja në drejtim të Lezhës, për t’ua shitur grupeve kriminale.

Siç duket edhe në video policia ka arrestuar 24-vjeçarin në flagrancë.Ndërkohë mësohet se policia ka sekuestruar 2 mina (me lëndë plasëse C4), me telekomandë për shpërthim në distancë./vizionplus,tv/

Read Entire Article