“Duhet të jesh më tolerant”, Enkeli “qorton” Florin: Nuk jeni në repart ushtarak

6 months ago 23

Debati mes Xhesikës dhe Florit është ktheyr në një temë diskutimi këtë mbrëmje gjatë spektaklit.

Opinionisti Enkel Demi është shprehur se Flori duhet të jetë më tolerant, pasi Xhesika i kërkoi falje dhe u përpoq ta kthente situatën komike për të shmangur konfliket.

Ndërsa Floriani është shprehur se Xhesika atë e ka prekur në moral dhe se ai do ta kishte falur atë nëse ajo nuk do të bënte batuta me situatën.

Pjesë nga biseda:

Enkeli: Situata është e rënduar, por deri diku artificiale. Duhet të ketë më shumë toleranc nga ana jote, në momentin që të kërkon falje dhe ti duhet ta falësh. E kuptoj që të kan akuzuar për vjedhje pa asnjë argumenti.

Flori: Unë e kisha falur sepse mendova se e kuptoi gabimin që një njeri nuk mund ta akuzosh. Por Xhesi e hapi sërish këtë temë dje.

Enkeli: Batutë bëri ajo.

Flori: Mua Xhesi nuk më ka vrarë, por po flas në parime. Nëse do dalim nesër jashtë fermës dhe të akuzojmë çdo njeri për vjedhje…

Enkeli: Bota është më shumë jashtë.

Flori: Unë jam natyrë e sertë.

Enkeli: Nuk jeni në repart ushtarak. /vizionplus.tv

Read Entire Article