Dy të vdekur dhe 23 të plagosur nga sulmet ruse në Lviv, mes tyre edhe fëmijë

2 months ago 30

Të paktën dy persona u vranë dhe 23 u plagosën nga sulmet ruse kundër Lviv, një qytet i madh në Ukrainën perëndimore, njoftoi guvernatori rajonal Maksym Kozytskyi.

Pesë nga të plagosurit janë fëmijë, dhe sulmi rus goditi ndërtesat e banimit, tha Kozhitskyi përmes Telegram.

Të vdekurit janë një infermiere 50-vjeçare dhe një burrë që ende nuk është identifikuar, shpjegoi kryebashkiaku i qytetit, Andrii Sandovi.

Lviv, i cili është më shumë se 1000 kilometra larg frontit, deri më tani nuk kishte pësuar shumë goditje. Megjithatë, infrastruktura energjetike e rajonit ishte dëmtuar vazhdimisht dhe qyteti ishte objektiv i sulmeve vdekjeprurëse me dron dhe raketa.

Përveç kësaj, sulmet ruse plagosën të paktën pesë persona gjatë natës në Kryvyi Rih, në qendër të Ukrainës, njoftoi përmes Telegram guvernatori rajonal Serhii Lysak./vizionplus.tv

Read Entire Article