E FUNDIT/ Drejtori i Burgjeve Admir Abrija jep dorëheqjen

7 months ago 19
Reklamë

Admir Abrija ka dorëzuar dorëheqjen nga detyra e drejtorit të përgjithshëm të burgjeve, e cila do të diskutohet në mbledhjen e qeverisë.

Deri më tani nuk dihen arsyet e dorëheqjes së tij.

Së fundmi, situata në burgj ka qenë mjaft e diskutuar, pas ngjarjes së rëndë në burgun e Peqinit ku Sokol Mjacaj vrau Arben Lleshin.

Abrija e mbante detyrën prej disa kohësh dhe ka qenë muajit e fundit i përfolur për largimin e tij nga detyra.

Ndërkohë kujtojmë që në dhjetor të 2023, në pikën kufitare të Kapshticës u arrestua vëllai i tij Ardit Abria për veprën penale  “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”./vizionplus.tv

Read Entire Article