Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani, ku katër persona kanë vdekur pas mosmarrëveshjes familjare në një shtëpi në Albstadt, Baden-Württemberg, Gjermani
Sipas informacioneve të deritanishme të gazetave BILD dhe Südwest Presse, pas një debati të fortë, një burrë ka vrarë me armë zjarri tre anëtarë të familjes së tij dhe është vetëvrarë.
Policia lokale ka rrethuar zonën, por sigurojnë se nuk ka asnjë rrezik për qytetarët. /vizionplus.tv