E rëndë në Korçë, i mituri shkel “arrestin në shtëpi” dhe largohet me 13-vjeçaren, kryejnë marrëdhënie s*ksuale

8 months ago 9

Një 15-vjeçar është arrestuar nga policia e Korçës, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë të mitur të moshës 13-vjeçare.

I riu u shpall në kërkim pasi u konstatua se kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të vendosur nga gjykata për një rast vjedhjeje ku ishte i përfshirë.

Pas hetimeve të policisë u zbulua se 15-vjeçari ishte larguar me një vajzë të mitur, e cila ishte denoncuar nga familjarët se ishte larguar nga banesa.

Vajza e mitur u dorëzua te familjarët, ndërkohë që materialet për 15 vjeçarin u referuan në prokurori për veprime të mëtejshme.

“Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, që bën fjalë për shpalljen në kërkim të një 15-vjeçari, banues në Korçë, që kishte dalë jashtë banesës së tij, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, e cila i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vjedhja” dhe ishte larguar me një 13-vjeçare, informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë e kanë kapur dhe e kanë arrestuar 15-vjeçarin. Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me 13-vjeçaren me të cilën ishte larguar, e cila u gjet dhe u dorëzua tek familjarët e saj”, thuhet në njoftimin e policisë./vizionplus.tv

Read Entire Article