E rëndë/ Sherr mes shoferëve në Itali, drejtuesit e mjeteve përleshen me zinxhira dhe sharra elektrike

1 week ago 18
Reklamë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Rosolini të Siçilisë në Itali.

Sipas mediave të huaja, disa shoferë janë konfliktuar me njëri-tjetrin deri në përplasje fizike.

Ata kanë përdorur edhe mjete gjatë përleshjes, si sharra elektrike dhe zinxira.

Ngjarja ka ndodhur pasi një shofer kamioni, për pak u përplas me një makinë në një rrethrrotullim. Në makinë ndodheshin tre persona, të cilët menjëherë kanë zbritur nga makina për të goditur shoferin e kamionit dhe pasagjerin e tij.

Të dy drejtuesit e mjeteve u përfshinë në një sherr. Njëri prej të pranishmëve mori një sharrë elektrike nga ngarkesa e kamionit dhe godet shoferin.

Siç raportojnë mediet e huaja, policia ka marrë dhëshimë e dëshmitarëve dhe po përpiqet të identifikojë autorët. /vizionplus.tv

Read Entire Article