“Edi Rama i mërzitshëm”, fëmijët habisin me përgjigjen në “7pa5”: Duhet të mendojë më shumë për vendin

9 months ago 46

Dy vogëlushe të ëmbla iu bashkun rubrikës “Mëngjes me fëijët” në emisionin “7pa5”. Gjatë bisedës me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova, vogëlushet rrëfyen edhe kush janë politikanët që ato mendojnë se janë më të mërzitshëm. Mia, mendon se kryeministri i vendit, Edi Rama duhet të bëjë më shumë për vendin tonë. Ndërsa Ajsli tha se nuk i njeh politikanët pasi nuk ka dëgjuar për ta.

Pjesë nga biseda në studio

Mia: Unë nuk e ndjek politikën sepse më duket e mërzitshme. Për mua është i mërzitshëm Edi Rama sepse të gjithë në shtëpinë time flasin për Edi Ramën dhe unë mërzitem.

Ajsli: Unë nuk i ndjek shumë këta politikanët dhe nuk i kam dëgjuar.

Nëse do ta kishe Ramën përballë çfarë do ta pyesje?

Mia: Nuk e kam menduar, por do ta pyesja a ke menduar ndonjë ndryshim për Shqipërinë për vendin tonë, meqënëse je kryeministri jonë. Ai duhe të mendojë pak që gjërat të jenë më mirë në Shqipëri. Mos ketë kaq shumë ndërtime, të ketë pak parqe ku njerëzit të dalin e të shëtisin, mos ketë kaq shumë pluhur.

A do donin vogëlushet të kishin superfuqi?

Mia: Unë do zgjidhja superfuqinë e shpejtësisë sepse jam notare dhe do doja të notoja sa më shpejt.

Ajsli: Unë doja të fluturoja. /vizionplus.tv

Read Entire Article