“Edi Rama me shqiptarët e Amerikës”, kryeministri ndan videon nga New York: Krenar për Shqipërinë që flitet me fjalë të mira kudo në botë

2 hours ago 21

Kryeministri Edi Rama ditën e djeshme u nis drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku do të vijojë takimet me emigrantët shqiptarë në Diasporë.

Shefi i qeverisë do të takohet këtë të shtunë, 26 tetor, në orën 11:00 me shqiptarët në New York.

Kreu i qeverisë ka ndarë një video në rrjete sociale të një billboard-i në qytetin amerikan, ku theksohet vendi dhe ora ku do të mbahet takimi.

“Në New York për takimin me shqiptarët e Amerikës; krenar për Shqipërinë që sot përflitet me fjalë të mira kudo në botë dhe plotësisht i vetëdijshëm për sfidat e jashtëzakonshme të rrugës drejt majës së 2030, kur me fuqinë e bashkimit tonë përtej gardhit të sherrnajës së oborrit politiko-mediatik të Tiranës, do të ngremë flamurin e Skënderbeut dhe Ismail Qemalit në oborrin e Bashkimit Europian. E shtunë 26 tetor, në të parin takim pas vendosjes të së drejtës së çdo shqiptari jashtë Shqipërisë, për të zgjedhur drejtimin dhe udhëheqjen e vendit për katër vitet e ardhshme duke votuar nga aty ku banon jashtë atdheut”, shkruan Rama në Facebook.

Ndërkohë, më 3 nëntor Rama do të zhvillojë një takim tjetër me emigrantët, këtë herë në Greqi, në qytetin e Selanikut./vizionplus.tv

Read Entire Article