Edi Rama në komunitetin politik, bashkë me Melonin do të diskutojë çështjet e emigracionit në samitin e Londrës

1 month ago 39
Reklamë

Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në samitin e katërt Të Komunitetit Politik që po mbahet në Britaninë e Madhe.

Kreu i qeverisë bashkë me homologen italiane Giorgia Meloni do të bashkëdrejtojnë diskutimin qe lidhet drejtpërdrejt me çështjet e emigracionit.

Dy kryeministrat janë përzgjedhur, pasi mes dy vendeve është nënshkruar një marrëveshje që mundëson qëndrimin e përkohshëm të emigranteve të paligjshëm në vendin tonë.

Dy shefat e qeverisë do të tregojnë eksperiencën e tyre dhe do të zhvillojnë një diskutim edhe me udhëheqës të vendeve të tjera të Bashkimit Evropian që përballen me emigracionin e paligjshëm.

Rezultatet e bisedimeve do të bëhen publike në mbyllje të samitit përmes një deklarate të përbashkët.

Read Entire Article