Një shtetas iranian është qëlluar me një plumb në kokë në rrugën e quajtur “Mihal Voda” në Athinë.
Top Channel ka siguruar videon e momentit të rëndë të regjistruar nga kamerat e sigurisë.
Sipas policisë, çdo gjë ka nisur pas një sherri mes dy grupeve emigrantësh për kontrollin e aktivitetit kriminal në zonë.
Në një moment njëri prej palës kundërshtare e qëlloi iranianin me një plumb në kokë.
Mësohet se ai nuk arriti t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë në spital.
Policia thonë se vendi ku ndodhi krimi është një prej zonave me aktivitet kriminal prej bandave të emigrantëve me ngjyrë, kryesisht atyre iranianë, sirianë, algjerianë dhe tuniznianë.
Hetimet janë marrë përsiper prej departamentit që heton krimet ndaj jetës në drejtorinë e policisë së Atikës.
Top Channel