Ekzekutoi ish-partneren në mes të ditës, si ndodhi vrasja që tronditi Kosovën: I solli djalin dhe e qëlloi me armë

6 months ago 21

Drejtoresha e institucionit për Punë Sociale në Ferizaj, Adelina Rexhepi Braha, tregon detaje nga vrasja që tronditi sot Kosovën, ku një grua rreth 21 vjeçe u vra me armë zjarri nga ish-bashkëshorti i saj.

Ngjarja tronditëse ndodhi mesditën e sotme, kur ish-bashkëshorti i të ndjerës shkoi në qendrën sociale ku kjo e fundit ishte strehuar dhe qëlloi atë me armë zjarri, pas një debati që patën mes tyre.

Nga të shtënat mësohet se ka mbetur i plagosur një djalë 15-vjeçar vëlla i viktimës, ndërkohë auori ka rënë në prangat e policisë së Kosovës.

Drejtoresha për Punë Sociale në Ferizaj, Adelina Rexhepi-Braha, ka sqaruar për mediat në Kosovë se gjithçka ndodhi pasi ish-bashkëshorti e kishte kthyer djalin e tyre në Qendrën për Punë Sociale, ku ishte e strehuar tashmë viktima.

Drejtoresha tha se autori i solli djalin të ndjerës në qendër rreth orës 13:00, aty çifti pati një debat, e për rrjedhojë ish-bashkëshorti nxorri armën dhe qëlloi 21-vjeçaren.

Sipas saj, vrasja ndodhi pasi disa mosmarrëveshjeve ndërmjet ish- çiftit bashkëshortor.

“Ka bisedu me menaxherën e rastit të tyre. I ka tregu që është duke pas probleme me ish – bashkëshorten, po i kthehet ajo prapë, e diskutime të çiftit që ndodhin zakonisht. Edhe ka shku prapë në shtëpi, sepse në ora 15:00 ka pas me rikthy djalin në Qendër për Punë Sociale që me e mbajt nëna, me marrë ajo. Kur ka dalë ai poshtë, e ka taku ish-bashkëshorten e tij, realisht partneren, sepse nuk kanë kurorë dhe të dy bashkë, kanë ardh në Qendrën për Punë Sociale dhe aty kanë fillu me bërtit, me e fye ish-bashkëshortja dhe ai e ka nxjerrë alltinë dhe e ka gjujt. I plagosuri është vëllai i gruas”, ka thënë Rexhepi-Braha.

Ajo tha se vrasja ka ndodhur para objektit të kësaj qendre. Në anën tjetër, mjeku kujdestar në Emergjencën Primare të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, tha se viktima ka vdekur në vend të ngjarjes, ndërsa i plagosuri është në gjendje të qendrueshme shëndetësore ku po merr ndihmë mjekësore./vizionplus.tv/

Read Entire Article