Kur flemë, trupi ynë pushon dhe rikthen nivelet e tij të energjisë. Megjithatë, gjumi është një gjendje aktive që ndikon si në mirëqenien fizike ashtu edhe atë mendore. Është gjithashtu një fakt që trupi djeg kalori në të gjitha minutat dhe orët e ditës, pavarësisht nëse jemi ulur, duke punuar, pushuar apo duke fjetur.
Sigurisht, gjumi dhe djegia e kalorive të një metabolizmi të fortë nuk do të jenë kurrë të mjaftueshme për humbje peshe. Një dietë dhe ushtrimet e përditshme janë çelësi. Këshillat e mëposhtme janë një ndihmesë.
Flini i qetë
Ekzistojnë 5 faza të gjumit, të cilat ndahen në dy kategori kryesore: lëvizja jo e shpejtë e syve (NREM), e cila mbulon fazat 1 deri në 4 dhe lëvizja e shpejtë e syve (REM), që është fazat e fundit. Kjo do të thotë se është më mirë të biesh në gjumë sesa të relaksohesh pothuajse zgjuar në shtrat, pasi në fazën REM (5 dhe të fundit) trupi i njeriut djeg më shumë kalori.
Ndërtoni muskujt tuaj
Mënyra më e sigurt për të djegur më shumë kalori gjatë gjithë kohës është rritja e masës muskulore me stërvitje. Edhe pse do të duhet pak kohë për të ndërtuar masë të mjaftueshme muskulore, me kalimin e kohës do të keni rezultate të shkëlqyera.
Fikni ngrohësen
Trupi bën një përpjekje të konsiderueshme për të mbajtur temperaturën e trupit konstante në 36.6 gradë – kjo përfshin djegien e kalorive. Sidomos në klimat më të ftohta, trupi është i detyruar të gjenerojë nxehtësi shtesë për të mbajtur një temperaturë normale të trupit.
Megjithëse temperaturat e ulëta nuk rekomandohen gjatë gjumit, ulja e temperaturës pak në një nivel më të butë do ta ndihmojë trupin tuaj të djegë më shumë kalori në përpjekje për të mbajtur temperaturën e tij konstante. /vizionplus.tv