Ministri aktual i Arsimit Gabriel Atal është kryeministri i ri i Francës. Në moshën 34-vjeçare, ai u bë kryeministri më i ri që ka pasur Franca gjatë Republikës së Pestë.
Laurent Fabius, presidenti aktual i Këshillit Kushtetues, mbante deri tani rekordin, pasi mori postin e kryeministrit në moshën 37-vjeçare në vitin 1984.
Rruga e Atalit në jetën politike franceze po zhvillohet me shpejtësi, pasi vetëm pesë muaj më parë u emërua ministër i Arsimit. Dje, Elizabeth Bourne e vuri dorëheqjen e saj nga kryeministria në dispozicion të Emmanuel Macron, ndërsa presidenti francez e pranoi.
Në letrën e saj të dorëheqjes, Bourne tha se ishte më e nevojshme se kurrë që reformat të vazhdojnë.
“Doja t’ju tregoja se sa iepasionuar isha pas këtij misioni që mora përsipër. U drejtova nga shqetësimi i vazhdueshëm për të arritur rezultate të shpejta dhe të prekshme për bashkëqytetarët tanë”, tha ajo ndërsa u ndal edhe tek “vullneti” i kreut të shtetit për të emëruar një kryeministre të ri, duke lënë të kuptohet se largimi nga roli i saj ishte nuk është bërë me iniciativën e saj.
Ai do të jetë gjithashtu kryeministri i parë homoseksual dhe ka një partneritet eurodeputetin Stéphane Sejourné. /vizionplus.tv