EMRAT-FOTO/ E përdh*nuan dhe më pas i kërkuan 20 paund për udhëtimin, dënohen tre të rinjtë në Britani

8 months ago 28

Gjykata britanike ka dënuar tre përdhunuesit e një gruaje, të cilët pasi e mashtruan atë se po udhëton më një taksi, dhe pasi abuzuan seksualisht, i morën dhe 20 poaundë si tarfifë udhëtimi.

Ngjarja u regjistrua në 30 korrik të viti të kaluar në Hull, ku një grua u fut në një makinë duke kujtuar se ishte taksi e licensuar.

Pasi hyri në automjet, gruaja u përzu nga banda, e cila më pas e nënshtrua atë në një ‘provë të tmerrshme dhe krejtësisht traumatizuese për nevojat e tyre perverse’.

Pas një gjyqi tetë-ditor në Gjykatën e Hull, Bakhtullah Safi dhe Habibullah Ahmadzai, të dy 18 vjeç, u shpallën fajtorë për përdhunim. Kehan Safi, 26 vjeç, u deklarua fajtor për përdhunim në një seancë të mëparshme.

Në gjyq u dëgjua se si gjatë udhëtimit kriminelët vazhduan të mashtronin viktimën se ishte një taksi e licencuar. Pasi e përdhunoi Bakhtullah kërkoi një tarifë prej 20 paundësh, por gruaja refuzoi dhe iku.

Detektivët zbuluan nëpërmjet kamerave të sigurisë momentin kur gruaja hyri në automjet dhe të Bakhtullah duke u larguar drejt qendrës spitalore të Hull. Automjeti u identifikua se ishte i regjistruar në emër të Bakhtullah. Policia zbuloi se Bakhtuallah udhëtoi nga Ferensway, ku e morën atë, përpara se ta linin gruan në një adresë në Hull, ku ajo u lejua të dilte nga automjeti.

Të tre burrat u intervistuan nga detektivët dhe më pas u akuzuan për përdhunim.

Pasi trupi gjykues ktheu vendimin e fajësisë dje, të tre burrave u është caktuar masa e paraburgimit dhe do të dënohen më 2 prill.

Oficeri i çështjes, Detektivi Ashley Ëebster tha: ‘Ky ishte një rast vërtet shqetësues dhe jam i kënaqur që këta burra tani janë prapa hekurave dhe po ndëshkohen për këtë sulm të tmerrshëm.

“Nuk mund të filloj të shpreh me fjalë guximin që gruaja ka treguar gjatë hetimeve dhe proceseve gjyqësore dhe dua të falënderoj sinqerisht pasi ajo ka ndihmuar që këta burra të neveritshëm të largohen nga rrugët tona”, shtoi ai.

Read Entire Article